Olli: Proçesi zgjedhor, konform standardeve
Duke iu referuar informacioneve zyrtare, Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Leonard Olli tha se në procesin e sotëm zgjedhësit kanë votuar qetësisht dhe brenda kuadrit të rregullt ligjor.
TIRANE- Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Leonard Olli, në një prononcim me të fundit të tij për mediat, dekaroi se "proçesi zgjedhor në të gjithë vendin u zhvillua i qetë dhe konform të gjitha standardeve".
Duke iu referuar informacioneve zyrtare, Olli tha se në procesin e sotëm zgjedhësit kanë votuar qetësisht dhe brenda kuadrit të rregullt ligjor.
Në deklaratën e tij zëdhënësi përshëndeti gjithashtu dhe pjesëmarrjen e lartë të votuesve në këto zgjedhje dhe zhvillimin konform standardeve të proçesit në të gjithë Shqipërinë.
Sipas tij, monitorimi me kamera do të mundësojë një proçes të shpejtë dhe të saktë të rezultateve.
(d.b/BalkanWeb)