E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Brace PD dhe LSI te mos bllokojne numerimin ne njesine 5

Partia Socialiste ka reaguar per bllokimin e procesit te numerimit te votave ne njesine numer 5. Deptueti i saj Erjon Brace ne nje deklarate per shtyp u shpreh se nese Partia Demokratike nuk zhbllokon situaten e krijuar artificialisht PS do te kunderpergjigjet duke bllokuar numerimin ne tre njesite e tjera ku ende nuk jane numeruar te gjitha votat.

Konstatohet se ne qendren e numerimit numer 5 jane terhequr komisioneret e PD-se dhe LSI-se. Ky eshte nje krim. Neqoftese nuk clirohet njesia 5 dhe nuk kthehet ne normalitet nuk ka numerim votash ne asnje njesi qe kane mbetur ne Tirane u shpreh Brace.

Deputeti i PS tha se komisioneret mbahen te gjithe te mbledhur ne hotel Diplomat. Ai tha se procesi i numerimit te votave po mbahet peng nga Lulzim Basha Genc Ruli Klejtis Kruja dhe Ferdinand Pone. PS eshte e gatshme te vijoje procesin e numerimit tha Brace. Deputeti i PS ka ftuar qytetaret qe te mblidhen prane kater njesive ku nuk ka perfunduar ende procesi i numerimit te votave.


Redaksia OnLine



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›