E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia Shkoder Luka shpallet fitues me diference rekord

Ne oren 0115 ka perfunduar numerimi i 95 kutive te KZAZ 40 ne qytetin e Shkodres dhe komisioni ka shpallur fitues Lorenc Luken e koalicionit Aleanca per Qytetarin Lorenc Luka. Kandidati i PD-se ka marre 20 798 vota - nje rezultat ky i pa arritur me pare nga ndonje kandidat per bashkine me te madhe te veriut - kundrejt 11227 votave te Genc Urucit te koalicionit Aleanca per te Ardhmen. Luka eshte rasti i pare ne qytetin e Shkodres ku kandidohet per here te dyte kreu aktual i bashksise. Ne vitin 2007 ai doli fitues me 15 839 vota. Pas shpalljes zyrtare te rezultatit ne oren 0200 te se enjtes mbeshtetes te Lukes dhe te PD ne qytetin e Shkodres kane festuar ne rruget e qytetit ndersa mesohet se nje festimi zyrtar do te behet te enjten ne qender te qytetit. Pas numerimit te votave per komunen Berdice nje komune e drejtuar perhere nga PD dhe e djathta ka rezultuar fitues Besnik Brahimi i PS. Ndersa ne komunen e Shales fitues ka dale Dede Tonaj i PD dhe ne komunen Qender te Malesise se Madhe Isa Rama i PD. Sot pritet perfundimi i numerimit dhe ne komunat e mbetura.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›