PS: Bregu ka marrë 10 HEC-e pak ditë para zgjedhjeve
Deputetja Ermonela Felaj deklaron se Ministrja Bregu ka gënjyer në lidhje me këtë koncesion, pasi siç mund të shihet tek kontrata, nuk është dhënë vetëm një hidrocentral, por 10 të tillë.
“Janë dhënë me koncesion për 35 vjet hidrocentralet – ‘Borovë’, ‘Sebisht Nr. 2’, ‘Prodan Nr. 4’, ‘Prodan Nr. 5’, ‘Okshtun Nr. 6’, ‘Okshtun Ekologjik’, ‘Tërnova Nr. 7’, ‘Lubalesh Nr. 9’,’"Lubalesh Ekologjik’, dhe ‘Gjoricë Nr. 10’, pra në total plot 10 hidrocentrale me prodhim vjetor prej 153 milion e 786 mijë e 127 Kilovat/Orë”, bëri të ditur deputetja Felaj.
Ajo shtoi se vlera totale e këtij investimi kap shifrën e 32 milionë Euro për ndërtimin dhe vënien në punë të hidrocentraleve.
“Në kulmin e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare, qeveria ishte e ndarë përgjysmë, ndërsa gjysma e qeverisë vidhte votat, gjysma tjetër vidhte pasuritë publike të shqiptarëve, duke shpejtuar të merrnin gjithçka që mundnin, në rast se vjedhja e votës nuk rezultonte e suksesshme”, deklaroi deputetja Felaj.
Në fund, deputetja e opozitës shtoi se qeveria Berisha jepte me koncesion 323 milionë Euro pasuri publike të të gjithë shqiptarëve, dikujt pa asnjë eksperiencë në këtë sektor, me një atribut kryesor, që është kunati i Ministres së Integrimit.