E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liqeni, PS: Berisha e ktheu në zonë ndërtimi

PS u është kundërpërgjigjur akuzave për korrupsion të bëra nga PD në adresë të Edi Ramës, në cilësinë e kryetarit të bashkisë së Tiranës.

Në një deklaratë për shtyp, deputeti i PS Besnik Bare ka deklaruar se është kryeministri Berisha ai që ka kthyer zonën e liqenit në një zonë ndërtimi.

“Ka mundësi që Berisha të tregojë një leje ndërtimi të dhënë në këtë zonë? S’ka mundësi, pasi s’ka asnjë leje. Berisha e ka transformuar këtë zonë në një zonë për ndërtim, ndërkohë që bashkia e Tiranës e ka trajtuar atë me një konkurs ndërkombëtar. Këto akuza janë përpëlitjet e një shteti të pafytyrë që vodhi zgjedhjet”, ka pohuar Bare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›