E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza politike Patozi i shkruan Rucit per fletet e votimit

TIRANE-Socialistet e demokratet duken se jane ende larg zgjidhjes se krizes politike ne vend.
Ne nje leter drejtuar dy dite me pare kreut te grupit parlamentar te Partise Socialiste Gramoz Ruci homologu i tij demokrat Astrit Patozi kerkon qe deputetet opozitare ti drejtohen gjykates se Strasburgut apo asaj kushtetuese per te marre nje vendim per ceshtjen e fleteve te votimit.
Nderkaq ne letren e tij Patozi shkruan se propozimi i socialisteve qe trsquoi lihet 10 dite kohe Gjykates Kushtetuese nga parlamenti qe ajo ti drejtohet ose jo Komisionit te Venecias dhe me pas pertej ketij afati Komisionit ti drejtohen parlamenti kryetari i parlamentit apo presidenti bie ndesh me parimin kushtetues te ndarjes se pushteteve.
Sipas demokrateve ldquovendimet e Gjykates Kushtetuese jane te prera dhe perfundimtare ndaj per interpretimin e tyre komisionit te venecias mund ti drejtohet vetem ky institucion dhe asnje nga pushtet e tjerardquo lexohet ne leter.
Po ne kete leter Patozi i propozon socialisteve qe sapo te mblidhet parlamenti te ngrihet Komisioni i ri hetimor parlamentar per hetimin e zgjedhjeve i kryesuar nga opozita dhe me shumice vendimarrese nga opozita dhe te nise hetimin per pikat e pretenduara nga socialistet nderkohe qe ata zgjidhin ne rruge kushtetuese dhe gjyqesore ceshtjen e rinumerimit te votave.
ldquoMaxhoranca eshte e gatshme qe pasi ju te merrni nje vendim pozitiv nga gjykata e Strasburgut ajo kushtetuese ose Komisioni i Venecias per rinumerimin e votava te rinumeroje cdo flete votimi dhe te ndryshoje cdo rezultat me kushtin e vetem qe te respektohen parimet themelore kushtetuese te respektohen institucionet si kritere te Kopenhagenitrdquo - mbyll Patozi letren e tij drejtuar Rucit.
Por nga ana e tyre socialistet shprehen te vendosur ne qendrimin e tyre per numerimin e fleteve te votimit duke e cuar ceshtjen e negociateve ne piken e nisjes se tyre.

d.b/TVNews24/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›