PS, Deda: Heshtja e Berishës për aferat në qeveri e bën fajtor
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Eltar Deda nëpërmjet një deklarate për shtyp i kërkon kryeministrit Berisha të reagojë në lidhje me aferat korruptive të ministrit të kabinetit të tij Drtan Prifti dhe të deputetes Albana Vokshi. Sipas Dedës u bënë mëse 3 javë që PS denoncon hapur pasurimin e këtyre njerzve, ndërsa kryeministri nuk reagon, duke dalë në konkluzionin që edhe kryeministri është i kapur nga korrupsioni.
“ Dritan Prifti, ministër i Ekonomisë dhe Energjitikës, vetëm në tre muajt e para të tij në qeverinë Berisha e rriti pasurinë me më shumë se një milion e gjysëm Euro. Ministri i Ekonomisë u pasurua duke shitur një kompani të sektorit ku ai drejton mbikqyrjen, pa investuar as edhe një qindarkë të tij”
“Albana Vokshi, ish-Këshilltare për ekonominë e Sali Berishës, tani deputete e Partisë Demokratike, ka përfituar në emrin e burrit të saj dhjetëra miliona Euro koncesione. Sali Berisha i ka dhënë më se 4 miliardë dollarë naftë e gaz natyror burrit të Vokshit me vendim të drejtpërdrejtë të tij. Ne nuk kemi dëgjuar as edhe një fjalë të vetme nga Kryeministri, megjithëse këto afera kanë ndodhur pak hapa larg zyrës së tij, e me vetë firmën e tij”, - theksoi deputeti i PS.
Deda vazhdon më tej duke nënvizuar se kryeministri hesht për dy arsye, “ose pranon fajin, pra përfshirjen e Sali Berishës në aferat e njerëzve të tij. Ose Kryeministri është i përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në pasurimin korruptiv të pushtetarëve e fëmijëve të tij në kurriz të qytetarëve”.
Sipas deputetit socialist heshtja e kreut të ekzekutivit është një goditje kundër shtetit ligjor e interesave të shqiptarëve, ndërsa sqaron se heshtja e tij tregon, “ sot më tepër se kurrë, se është pjesë e korrupsionit që ka kapur shtetin”.
(m.a/BalkanWeb)