E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet vendore Meta: Për negociatat do vendosin forumet

TIRANE- Kryetar i LSI-së, njëkohësisht zv kryeministër dhe ministër i Jashtëm, Ilir Meta tha sot se është ende herët për negociata mes PD dhe LSI-së për zgjedhjet e ardhshme lokale në( 2010) megjithatë gjithcka do të vendoset në forumet përkatëse.

“Nuk ka asnjë negociatë për zgjedhjet e ardhshme vendore. Ka shumë gjëra të tjera përpara. Megjithatë githcka do të vendoset nga forumet përkatëse.” Sqaroi numri dy i qeverisë sot në një konferencë për shtyp, në përfundim të vizitës së tij diplomatike në Greqi, Qipro, Siri dhe Liban, Zoti Ilir Meta

Meta justifikoi lajmet në shtyp si shkak i mungesës së lajmeve gjatë sezonit të pushimeve verore.
VIZAT
Pyetjes së gazetarëve në lidhje me liberalizimin e vizave Meta u shpreh optimist se shumë shpejt shqiptarët do të udhëtojnë me pasaporta biometrike pa viza në hapsirën Shengen pasi “Shqipëria ka plotësuar të gjitha kriteret”
VIZITA
Ministri i Jashtëm i cilësoi si të suksesshme vizitën në Greqi, Qipro, Siri dhe Liban. Në takimet me homologët dhe drejtuesit e lartë të këtyre shteteve Meta tha se kishte prekur cështjen e Kosovës, si dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale në fushën e arsimit dhe të ekonomisë nëpërmjet angazhimeve konkrete.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›