E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Ervin Bushati mimet e ushqimeve jane rritur 5-fish

Sekretari per ceshtjet ekonomike ne PS Ervin Bushati tha se qeveria nuk po tregon te verteten ne lidhje me rritjen e cmimeve ne vend. Ai krahasoi shifrat e rritjes te bera publike nga qeveria me ato te institucioneve nderkombetare.


Qeveria fabrikon statistika per rritje te cmimeve te ushqimeve ne treg me vetem 5 leke ne 100 edhe atehere kur Organizata e Kombeve te Bashkuara per Ushqimet FAO Banka Boterore dhe cdo indeks nderkombetar tregon qe cmimet e ushqimeve jane rritur te pakten 4-5 here me shume sa kaq ne nje vit tha Bushati.


Ai foli per papunesine ne vend duke theksuar se asnje rast i vetem privatizimi apo investime strategjik prej 1 euro nuk ka sjelle punesimin e ndonje numer te konsiderueshem shqiptaresh.


Bushati ceku edhe ceshtjen e trafikut te naftes brenda vendit ne nje kohe kur cmimet e karburanteve jane rritur shume. Tanime eshte e qarte skema e perfitimit nga kontrabanda dhe vjedhja e naftes shqiptare ne mes te dites ndersa transporti me i shtrenjte prodhon cmime gjithmone e me te larta per cdo produkt konsumi ne treg.


Sekretari per ceshtjet ekonomike ne PS u ndal edhe ne ceshtjen e amnistise fiskale te shpallur nga qeveria para disa ditesh duke theksuar se Kjo qeveri qe flet per amnisti ndaj vetes dhe ekonomise qe shkaterroi ne keto 6 vite sundimi por harron te amnistoje familjen normale shqiptare nga barra e rende qe i le ne supe me vjedhjet dhe abuzimet masive me fondet publike. Qytetaret normale dhe bizneset e shumta ne vend qe jetojne pastertisht duke respektuar shoqerine dhe ligjin gjenden pre e nje pushteti qe i ndan njerezit ne miq dhe armiq.


Monopolet e qeveritareve jane te vetmit perfitues ne kete treg qe njeh vetem rritje cmimesh- tha Bushati - ndaj nese duhet te kete nje amnisti ajo duhet te jete per qytetarin e thjeshte.


Bushati ftoi kryeministrin te mos fshehe pas ylbereve mediatike realitetin e rende te mbijeteses per shumicen e popullates ne Shqiperi.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›