E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Faturat e fryra te energjise, prokuroria te nise hetimin

Procedim penal nga prokuroria ndaj kompanise "CEZ", te energjise elektrike. Kete kerkoi dje deputeti socialist, Erion Brace, duke akuzuar se shqiptaret po paguajne cmimet e rritura dhe energjine e pakonsumuar, te faturave te vena afrofe. "PS i kerkon prokurorise te nise procedimin penal per kete vjedhje te madhe qe po i behet qytetareve shqiptare. Procedimi nuk mund te nise vetem kur qytetaret e vjedhin energjine, por edhe kur qytetari vidhet per energjine, me nje fature qe eshte titull ekzekutiv", akuzoi Brace, duke kritikuar qeverine qe hesht perballe ketyre fakteve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›