"Mazhoranca t'i pergjigjet ofertes se opozites"
Socialistet nuk terhiqen as nga kerkesa per hapjen e kutise se votimit ne Ruzhdie te Fierit, per te cilen Partia Demokratike, pretendon se ka mandatin e nente ne kete qark. Kerkesa u riperserit nga deputetja e PS-se, Olta Xhacka, menjehere pas deklarimit te ministrit te Jashtem, Ilir Meta, se kerkesa te tilla jane qesharake dhe e kthejne debatin serioz, ne nje diskutim bastesh. "Sot ne vitin 2010 kur Shqiperia eshte vend anetar i NATO-s, e shqiptaret aspirojne te perfshihen ne hapesiren "Shengen" e te integrohen ne familjen evropiane, pushtetaret nuk gjejne kurajen te hapin as kutine e Ruzhdies, ku qahen se kane humbur padrejtesisht nje mandat", u kunderpergjigj Xhacka. Sipas saj edhe ministri i Jashtem i Ruzhdies, Ilir Meta, mesa duket kerkon qe bashke me kryeministrin e Ruzhdies te grabisin edhe zgjedhjet e ardhshme ashtu sic grabiten ato qe shkuan. "Ne u bejme thirrje te mos humbin kohe po t'i pergjigjen ofertes se opozites per transparence pasi edhe Ruzhdia duhet te behet si Evropa, jo Shqiperia te behet si Ruzhdia", vijoi Xhacka. Ne keto kushte, ajo kerkoi nga mazhoranca dhe kryeministri Sali Berisha, qe te hapin kutine e Ruzhdies, si nje kerkese e cila nuk do te terhiqet nga selia roze, per sa kohe nuk ka transparence per zgjedhjet. Socialistet shkelen per te paren here ne Kuvend, qe nga zgjedhja e tyre ne 28 qershorin e kaluar, me 25 shkurt. Hyrja i shpetoi te gjithe deputetet nga humbja e mandatit te fituar ne zgjedhjet parlamentare.