E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Fazllic terminal nafte ne Porto Romano

Emri biznesmenit serbo-boshnjak Damir Fazlliç, i akuzuar nga opozita se ka përfituar favore nga Qeveria,  rikthehet përsëri në vëmendjen e politikës shqiptare.

Deputeti socialist Erion Brace, i njohur si një denoncues i pandalur i veprimtarisë së Fazlliç në vendin tonë, nëpërmjet një postimi në Facebook thotë se ky biznesmen në pronën që ka marrë në Porto Romano, ka bërë gati projektin për të ndërtuar një terminal gjigand nafte. Sipas Braçes, terminali do të ndërtohet në një sipërfaqe prej mijë metra katrorë.

“Ky është projekti i “Crown Aquisitions”, kompanisë së Damir Fazlliç. Terminali i nënprodukteve të naftës në Porto Denoncimet e PSPS: Do të hetojnë rastin “Argita” Argita: Rama spekulonArgita i përgjigjet akuzave Romano", thotë Braçe i cili ka postuar edhe një kopje të projektit në Facebook. Deputeti socialist jep disa të dhëna. Terminali do të shtrihet në 80 mijë metra katrorë dhe do të shërbejë për çdo gjë: naftë, benzinë, gaz, karburant për avionë. E gjithë infrastruktura,- sqaron Braçe - do jetë në funksion edhe të tij, rrugë, deri linja e re hekurudhore. Pas këtij fakti të ri thotë Braçe bëhet edhe më e mprehtë pyetja për pronësinë mbi 80 mijë metra katrorë tokë, drejtuar zonjës Argita Berisha.

Për mënyrën se si Fazllic u bë pronar i kësaj toke, Erjon Braçe i ka drejtuar disa pyetje vajzës së Kryeministrit zonjës Argita Berisha Malltezi. "Si e siguroi këtë tokë Damir Fazlliç? E bleu? Si e bleu? Ai është shtetas i huaj? Mos vallë e keni blerë ju zonjë e më pas ai nga ju? Por, përsëri, a ka mbështetje ligjore kjo?" pyet Braçe.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›