E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrezohet avioni 20 viktima ne Kazakistan

Të paktën 20 persona mendohet të kenë vdekur pasi një avion pasagjerësh është rrëzuar në afërsi të kryeqytetit të Kazakistanit, Amati.

Avioni po udhëtonte nga qyteti verior i Kokshetaut. Linja ajrore e Kazakistanit, “Scat”, deklaroi se dyshon që të gjithë personat në bord kanë vdekur.

“Sipas informacioneve paraprake, nga incidenti nuk ka të mbijetuar”, ka deklaruar linja ajrore në një komunikatë të cituar nga agjencia e lajmeve “Interfax”.

E njëjta agjenci raporton për 20 persona në bord, ndërkohë që raportime të mëparshme flisnin për 21 persona, 15 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit.

Detajet mbi ngjarjen janë ende në zbulim e sipër, por një nga sugjerimet është që shkak të jetë bërë moti i keq teksa avioni i afrohej aeroportit.

Muajin e kaluar një avion ushtarak që po transportonte oficerë të sigurisë së vendit u rrëzua në një zonë jugore dhe për pasojë gjetën vdekjen 27 persona në bord.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›