E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Ftesa e Berishës hipokrite, nuk tërhiqemi


Partia Socialiste ka reaguar sot pas ftesës së kryeministrit Sali Berisha ditën e djeshme për bashkëpunim në reforma dhe konsensus nga ana e opozitës. Deputeti Taulant Balla deklaroi se ftesa e djeshme nga kryministrit është hipokrite dhe opozita nuk do heqë dorë nga kauza e saj për transparencë të zgjedhjeve. Ai pohoi se PS nuk lejojë që të harrohet krimi elektoral i 28 qershorit." është e qartë se Sali Berisha ka humbur toruan dhe shpreson që opozita të heqë dorë nga kauza që ai të bëhet mbret i pashpallur i vendit. Opozita ka ndërmarrë aksion politik për transparencën dhe e ardhmja jonë do vihej në dyshim nëse do i falnin pushtetin e vjedhur Berishës", u shpreh ai.
Sipas Ballës, të harrosh krimin elektoral të 28 qershorit do thotë të harrosh zgjedhjet e lira.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›