E Diel, 1 Nëntor 2026

Dunga: Duhet të përmirësohemi


Si zakonisht, Carlos Dunga kurrë nuk është i kënaqur me atë që ka arritur, duke kërkuar më shumë dhe më shumë. Pasi skualifikoi Kilin, Dunga ka thënë se ai ka përmbushur anën kreative që kërkoi populli brazilian dhe njëherësh ka bërë thirrje për përmirësim.

"Ne duhet të përmirësohemi në të gjitha sektorët e lojës tonë, por ishte një ndeshje e mirë ndaj Kilit. Ne tashmë kemi thënë se po tentojmë të luajmë futboll të hapur që të gjithë duan ta shohin. Lojtarët luajtën mirë dhe ne bëmë shumë në sulm. Ne e dimë se Holanda është ekip i vështirë për t'u mposhtur, që ka aftësi të mëdha teknike, ata e luajnë futbollin si jug-amerikanët".

"Kartoni i Kakasë? Po, është problem. Nuk dua që Kaka të pezullohet, sepse lojtarët teknik po ndëshkohen ndërsa ata që bëjnë ndërhyrje nuk dënohen", deklaroi Dunga.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›