PS: Gati të mblidhemi për komisionin hetimor

Partia Socialiste ka shprehur sot gatishmërinë e saj për të mbajtur një seancë të jashtëzakonshme parlamentare për ngritjen e komisionit hetimor.
Në një deklaratë për shtyp, deputeti socialist Fatmir Xhafaj ka deklaruar se negociatat me PD po vazhdojnë, por është kjo e fundit që sipas tij s’ka vullnet për të zbatuar rezolutën e PE.
“Mazhoranca nuk ka vullnet të zbatojë rezolutën e Parlamentit Evropian. Negociatat janë në vazhdim dhe PS ka bërë propozime të reja. Reforma e re zgjedhore kushtëzohet nga hetimi i zgjedhjeve të 28 qershorit”, ka pohuar Xhafaj.