E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani, KLD-së: Emërimet në gjyqësor vetëm në bazë të sistemit të vlerësimit

Tiranë, 2 gusht, NOA Duke iu referuar shqetësimit të ngritur nga ekspertët e BE-së, për transparencën në gjyqësor, ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani ka kërkuar që emërimet dhe transferimet e gjyqtarëve të shtyhen derisa ky institucion të marrë masa për të hartuar sistemin e pikëzimit në bazë, të të cilit krijohet edhe lista e renditjes së gjyqtarëve, nga e cila duhet të varen edhe fatet e gjyqtarëvë në rast emërimi dhe transferimi.

Këtë kërkesë ministri i Drejtësisë e ka adresuar në mbledhjen më të fundit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Sipas ministrit, ky hap vjen pas publikimit të raportit ekipit të eksperteve për vizat, i cili ishte i shqetësuar për transparencën në gjyqësor.

Ekspertët flasin për aspektin më teknik dhe dyshimet, që shoqërojnë procesin e emërimeve në shkallë të tjera të gjykatave. BE kërkon më shumë transparencë në KLD dhe i kërkon atij, që të zbatojë sistem vlerësimi për emërimet e mëtejshme.

Në një koment për mediat ministri i Drejtësisë, theksoi se arsyet që e çuan në këtë vendim, erdhën pasi një mision i ekspertëve të BE-së për vlerësimin e ecurisë për udhërrëfyesin për heqjen e regjimit të vizave, doli në përfundimin se është i shqetësuar për transparencën e KLD-së në emërimet në gjykatat e shkallës së parë dhe më tej

Në vijim të komentit të tij, ministri Nishani, citon raportin ku thuhet se mungesa e vendimit të motivuar dhe fakti, që nuk ka asnjë mundësi për të ankimuar këtë vendim, nxisin spekulimet dhe mosbesimin, edhe sikur vendimi i KLD-së të jetë i saktë. Ekspertët dëgjuan pretendime se vendimet dominohen nga pazaret për favore reciproke, citoi ministri i Drejtësisë, raportin e ekspertëve të BE-së, për udhërrëfuyesin për heqjen e vizave.

Sipas Nishanit në raport përmendet moszbatimi i Ligjit për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor, i cili sipas vlerësimeve përmban një dispozitë për krijimin e "një liste të përhershme të renditjes së gjyqtarëve" (neni 14), e cila rendit gjyqtarët sipas rezultateve të vlerësimit të tyre dhe bazohet në kriteret e vlerësimit të hartuara nga KLD-ja.

Por, sipas Nishanit, ekspertët e BE-së, vunë re se kjo listë deri më sot nuk ekziston. Ligji për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor, që rregullon vlerësimin e gjyqtarëve (neni 13), nuk trajton pozicionin dhe rolin e gjyqtarëve në procesin vlerësues. I takon KLD-së që të rregullojë detajet, thuhet më tej në raport, duke i vënë përgjegjësi KLD-së për krijimin e kësaj situate.

Nga vlerësimi i ekspertëve të BE-së, kuptohet qartë se ata janë në alarm të madh për KLD-në.

Duke iu referuar kësaj situate ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, shtoi se I kërkova KLD-së, që derisa sa sistemi i pikëzimit të jetë i disponueshëm dhe i gatshëm, KLD nuk do të bëjë emërimet.

Nishani garantoi se Ministria e Drejtësisë është e gatshme ta mbështesë KLD-në, në hartimin e sistemit të pikëzimit duke e konsideruar si shumë të rëndësishëm faktin se vendimet për emërimin e gjyqarëve duhet të bëhen duke patur parasysh sistemin e pikëzimit.

mit/NOAtopsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/politike/87-politike/27970-nishani-kld-se-emerimet-ne-gjyqesor-vetem-ne-baze-te-sistemit-te-vleresimit","title":"Nishani, KLD-së: Emërimet në gjyqësor vetëm në bazë të sistemit të vlerësimit","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›