PS, Gjermeni: Berisha, paguaj invalidët ose largohu

Tiranë, 18 dhjetor NOA Deputetja e Partisë Socialiste, Eglantina Gjermeni ka dalë sot në një deklaratë për shtyp me anë të së cilës i ka bërë thirrje kryeministrit, Sali Berisha të paguajë invalidët ose të largohet.
Invalidët e punës janë një nga grupet që po ngre zërin çdo ditë për të drejtat e tyre ndërkohë që u ka arritur thika në kockë. Janë 48 mijë invalidë pune të cilëve nuk u janë paguar shtesat e invaliditetit. Sali Berisha jepu paratë invalidëve ose largohu. Veç bllokimit të pagesës së shtesave, qeveria në mënyrë të paligjshme nuk realizon detyrimin e indeksimit të shtesave duke ia lënë të gjithë barrën e krizës në të cilën ndodhet vendi, që invalidët ta përballojnë vetë. Ndaj ne i bëjmë thirrje Sali Berishës, bëj indeksimin e shtesave të invalidëve ose largohu tha Gjermeni. Sipas saj, shërbimet e kujdesit shëndetësor dhe social për këtë kategori të shoqërisë, janë jashtë çdo standardi minimal, ndaj apeli i opozitës për qeverinë, është të plotësojë këto shërbime ose të largohet. k.k/NOA