E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Grevë pa afat, do përshkallëzohet



Në ditën e 5-të të grevës së urisë së deputetëve dhe mbështetësve të PS-së, pjesëmarrësit grevistë nëpërmjet një deklarate kanë pohuar se greva do të vijojë pa afatë dhe do ketë përshkallëzim të saj. Grevistët kanë firmosur të gjithë një deklaratë që do i drejtohet institucioneve shqiptare dhe ndërkombëtar ku thuhet se grevistët nuk kërkojnë marrjen e pushtetit , por që zgjedhjet të mos manipulohen më.
Deputeti, Fatmir Xhafaj tha se PS është përpjekur të ushtrojë të drejtën për transparencë, por qeveria ëshët treguar arrogante."Kjo qeveri nuk reagoi ndaj mbështetjes së kauzës sonë. Qeveria nuk pranoi kërkesat e protestuesve", tha Xhafaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›