Rama e Dokle homazh në Varrezat e Dëshmorëve
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama i shoqëruar nga përfaqësues të tjerë nga PS, por dhe nga Bashkia e Tiranës , ka bërë homazhe te Varrezat e Dëshmoreve të Kombit në një ceremoni të veçantë të zhvilluar për ditën e 5 Majit. Duke vlerësuar sakrificën dhe investimet që janë bërë nga dëshmorët e kombit , Rama u shpreh se është dashur shumë mund e energji për të projektuar të ardhmen e Shqipërisë të cilën ende nuk e kemi.
Ndërkohë kurorave pranë monumentit "Nënë Shqipëri" i është shtuar edhe kurora e deputetëve grevistë të PS,ku deputeti Namik Dokle pasi vuri këtë kurorë në emër të tyre , u shpreh se grevistët po bëjnë sakrificën e tyre për të njëjtin ideal që kanë bërë dëshmorët e kombit.
Të organizuar nga Bashkia e Tiranës , kanë vënë kurora te dëshmorët e kombit dhe kanë nderuar ata edhe nxënës të shkollave të kryeqytetit.