E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Hetim per Kukesin

Damian Gjiknuri, Sekretar në Partinë Socialiste për Çështjet Zgjedhore depozitoi në sekretarinë e Kuvendit të Shqipërisë një kërkesë në emër të opozitës, nga ku kërkohet ngritja e një komisioni hetimor për zbatimin e ligjit nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, në lidhje me qarkun e Kukësit. 

Deputeti Gjiknuri shpjegon përse PS ndërmerr këtë hap."Duke u nisur nga kokëfortësia e Ministrisë së Brendshme për të mos bërë transparente çështjen, ne shohim si mundësi të vetme ngritjen e nje komisioni hetimor. Duhet të hidhet dritë mbi një çështje shumë të rëndësishme", u shpreh Gjiknuri.

Sipas shifrave të ofruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile në qarkun Kukës, janë kthyer për të banuar sërish një shifër e mjaftueshme banorësh për t’i lejuar ruajtjen e mandatit të katërt, të cilin disa muaj më parë e kishte humbur. PS e ka quajtur këtë veprim si një manipulim elektoral të Qeverisë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›