PS, Imeraj: Berisha ti lërë shpifjet është koha për prova e fakte para gjykatës

Tiranë, 13 dhjetor NOA Zëdhënësja e Partisë Socialiste, Armela Imeraj ka deklaruar sot para mediave se familja e Berishës duhet ti lërë shpifjet pasi është koha e provave dhe fakteve para gjykatës.
Papagajve të familjes Berisha u themi lëreni zhurmën e shpifjeve, është koha për prova e fakte para gjykatës. Sali Berisha të tregohet burrë të paktën një herë në jetë të vetë e të vërtetojë në gjykatë dhjeta paditë civile dhe më pas dhe 10 paditë penale që janë ngritur kundër tij tha Imeraj.
Gjuha e urrejtjes që Sali Berisha përdor sa nga salla e Kuvendit sa nga foltorja e Kryeministrisë e së fundi edhe nga festa që i kushtoi shqiptarëve plot 4 milionë euro, ka turpëruar Shqipërinë e shqiptarët edhe në sytë e ndërkombëtarëve. Partia Socialiste dhe mbarë populli opozitar, i bën thirrje Berishës të hapë kutitë, njësoj si në Amerikë, Itali, Greqi, së fundmi në Rumani, madje dhe në Afganistan.
Në të kundërt për të mbetet vetëm një zgjidhje : Të largohet përfundoi zëdhënësja e PS-së.
k.k/NOA