E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi Kombëtar i PD nis me dokumentar për ecurinë e demokratëve që nga 90

Tiranë, 14 dhjetor, NOA Një dokumentar mbi ecurinë pozitive të arritjeve të Partisë Demokratike që nga dita e formësimit të saj, ka qenë sipari i Kuvendit Kombëtar të kësaj force politike i cili sapo nisi punimet në mjediset e Pallatit të Kongreseve.

Në këtë dokumentar po shfaqen pamje dhe fakte mbi të gjitha reformat e kryera gjatë qeverisjeve demokratike dhe ndryshimeve në tërësi të realizuara prej tyre gjatë dy dekadave të fundit.

Ndërsa në lidhje me zgjedhjet e fundit, thuhet se pas rikonfirmimit si forca politike kryesore në vend, së bashku me Lëvizjen Socialiste për Integrim, Partia Demokratike ka krijuar të ashtuquajturën qeveri e integrimit evropian, me anë të së cilës inspiron të realizojë shumë shpejt ëndrrën e Shqipërisë për të qenë anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Evropian.

Partia Demokratike sot ka moshën e rinisë, e atyre studentëve që rrëzuan regjimin diktatorial 19 vite më parë, ishte fraza që përmbylli këtë dokumentar mbi etapat historike të kësaj force politike.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›