E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Islami: Procesi në Shkodër i dëmtuar rëndë, do ta kontestojmë ligjërisht

Partia Socialiste bën të ditur se procesi i votimit në Shkodër është dëmtuar rëndë për shkak të parregullsive të shumta. Islami theksoi se PS do të kontestojë ligjërisht procesin e votimit në Shkodër, ndërkohë që u bën thirrje komisionerëve të ruajnë qetësinë e të zbatojnë ligjin.TIRANE- Partia Socialiste konsideron se procesi i numërimit të votave në Shkodër është dëmtuar rëndë për shkak të parregullsive në QNV. Përmes prononcimit të radhës për mediat, zëdhënësi për cështjet zgjedhore në PS, Islami thekson se do të kontestohet ligjërisht procesi i votimit në Shkodër me pretendimin se shumë votues kanë hedhur votën pa shënuar firmën dhe nr e kartës së identitetit në listë.
“Do ta kontestojmë procesin në Shkodër në bazë ligjore. Shpresojmë që kjo që po ndodh në Shkodër të mos cënojë rëndë të gjithë procesin” theksoi Islami.

Ndërkohë PS ka u ka bërë apel komisionerëve të ruajnë qetësinë dhe të zbatojnë ligjin për të përmbyllur normalisht procesin e numërimit të fletëve të votimit.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›