E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS- Berishës: Largo ministrat nga QNV-të

“I bëj thirrje Berishës të largojë ministrat e tij nga kutitë e votimit. Po krijojnë atmosferë të papërshtatshme për të mbaruar këtë proces” theksoi sekretari për ceshtjet zgjedhore në PS, Kastriot Islami. BALKANWEB.TV: PS- Berishës: Largo ministrat nga QNV TIRANE- Partia Socialsite i bën sërish thirrje kryeministrit Berisha të tërheqë ministrat e tij nga qendrat e numërimit të votave.

“I bëj thirrje Berishës të largojë ministrat e tij nga kutitë e votimit. Po krijojnë atmosferë të papërshtatshme për të mbaruar këtë proces e për ti dhënë Shqipërisë një process electoral të pranueshëm” u shpreh sekretari për ceshtjet zgjedhore në PS, Kastriot Islami.

Partia Socialiste thekson se rezultatet janë ende të paplota dhe nuk tregojnë realitetin e rezultateve.

“Të pritet rezultati final sepse ai është i vërteti dhe do të jetë i gëzueshëm për të gjithë shqiptarët” tha Islami. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›