E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Ja pse bojkotojme tryezen. Dade Ftesa e Berishes provokim

Ne 60 minutat e diskutimit te ceshtjeve jashte rendit te dites deputet te opozites dhe maxhorances kane adresuar akuza te ndersjella mes tyre ndersa eshte folur edhe per tryezen e thirrur nga kryeministri per reformen zgjedhore.

Akti i tij me i fundit konfirmon katerciperisht ate cka opozita ka lajmeruar dhe vertetuar ne praktike se vullneti politik i munguar i Sali Berishes per transparencen e zgjedhjeve eshte i lidhur me vullnetin e plote te materializuar ne aktet e konsumuara te grabitjes se zgjedhjeve tha Arta Dade deputete e PS.

Kesaj oferte te hapur ju i jeni pergjigjur me filozofine tuaj tashme bajate te hermetizmit te asaj te mbylljes ne kutite e votimit. Per hir te se vertetes kjo nuk eshte nje risi qe ju sillni ne politiken shqiptare pasi nje zvarritje e proceseve elektorale medyshja per ta terhequr vendin zvarre ju keni kohe qe ua dhuroni tashme shqiptareve u shpreh Mesila Doda deputete e PD.

Kjo katrahure me zbatimin e ligjit ndodh kudo e me cdo gje ne Shqiperi. Katrahure me voten e lire me pronat me fondet publike me te drejtat sociale me mjedisin e shume e shume te tjere. NUk pranoni transparencen sepse nuk ju intereson per te hapur kartat e korrupsionit tha Namik Dokle deputet i PS.

Ju keni vetem nje objektiv per te bllokuar funksionimin e ketyre institucioneve. Ju keni vetem nje objektiv politik per te penguar permiresimin e ketij legjislacioni tha ministri i Drejtesise Bujar Nishani.

Ligje qe kerkojne edhe votat e opozites qe me se shumti kane lidhje me gjyqesorin nuk po mund te miratohen nga parlamenti per shkak te klimes se acaruar mes politike mes paleve

Taulanta Boja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›