E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtari amerikan Countryman Zgjidhni vete ngercin politik

Shtetet e Bashkuara te Amerikes i kerkojne politikes shqiptare ta zgjidhe vete ngercin. Zv. Sekretari amerikan i Shtetit per Europen Thomas Countryman i keshillon Berishes dhe Rames kompromis dhe tolerance. Ne konferencen per shtyp ne amabasaden amerikane Zyrtari i DASH thekson se te gjithe skenaret per nje zgjidhje te mundshme e cila eshte mire te mos vonoje duhet te shkruhen ne Tirane.

Nuk kam ardhur ketu per te sjelle ndonje plan te SHBA sesi mund te zgjidhet ngerci dhe as per ti rrahur shpatullat dikujt e denuar dike tjeter. Kerkesa e shqiptareve dhe aspak e SHBA eshte qe partite politike te punojne per te kapercyer veshtiresite aktuale dhe te sigurojne qe ne te ardhmen zgjedhjet te mos behen burim kundershtish. E vetmja keshille qe ofrova gjate takimeve me Ramen dhe Berishen ishte qe ne situata te tilla pavaresisht pozitave parimore duhet te vije nje pike kur keto pozita duhet te kapercehen per te arritur ne zgjidhje konkrete dhe praktike. Kjo nuk eshte ajo lloj loje ku nje pale duhet patjeter te fitoje dhe nje tjeter patjeter te humbase. Plani A plani B dhe C per zgjidhjen e ngercit duhet te te shkruhen plotesisht ne Tirane as ne Bruksel dhe as ne Uashington. Ne mund te ndihmojme te japim keshilla qe madje mund te kalojne kufirin e te dobishmes. Por vendimet duhet te merren patjeter ne Tirane tha Thomas Countryman.

I ndodhur ne Tirane qe prej te merkures zyrtari amerikan ka pasur dhe nje koment per djegien e fondeve per per gjykaten administrative si pasoje e mungeses se kartonave. Ajo qe eshte humbur eshte nje shans. Ne cdo demokraci parlamentare qe funksionon mire kerkohet jo vetem roli i ekzekutivit por edhe legjislativit tha ai.

Duke iu referuar nje ceshtjeje te nxehte te pak koheve me pare ate te ligjit te SHISH Countryman ka riperseritur apelin e SHBA qe sherbimi informativ te mos kthehet ne agjensi politike. Po Shfrytezova keto biseda per te riperseritur pikepamjen e qeverise amerikane qe cfardolloj perpjekjeje per te ndryshuar shish eshte nje proces qe duhet te behet ne menyre te kujdesshme ne perputhje me angazhimet e shqiperise ndaj Natos dhe te siguroje qe shish te mos kthehet ne nje agjensi politike vijoi ai.

Keto qendrime ndihmes Sekretari i Shtetit per Europen Thomas Countryman ia prezantoi nje dite me pare dhe kryeministrit Berisha dhe kreut te opozites Rama. Pas vizites nje ditore ne Tirane ai do te vazhdoje turin e tij ne Mal te Zi Serbi Kosove e Maqedoni.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›