E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Jo ne kuvend, pa u hetuar zgjedhjet

Socialistet kerkojne hetim parlamentar per zgjedhjet e 28 qershorit, pa u garantuar me pare e drejta e votes.
Deputetja socialiste, Arta Dade deklaroi sot se eshte pikerisht kryeministri Sali Berisha, ai i cili ka ne dore fundin e bojkotit."Ne duam shumicen ne nje komision hetimor parlamentar, te pakushtezuar ne objektin e hetimit, qe perfshin hetimin e kutive se bashku me materialet zgjedhore, per te zbardhur te verteten e 28 qershorit", u shpreh Dade.Deputetja theksoi se misioni i PS-se eshte rivendosja e demokracise, ne thelb te se ciles qendron e drejta e nje populli per te vendosur permes votes se lire dhe te patjetersueshme. "Derisa kjo e drejte te rivendoset, Partia Socialiste do te perdore do mjet dhe menyre demokratike per te mos lejuar degradimin e metejshem te nje shtetit ne sherbim te pushtetit", u shpreh Dade.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›