E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Kamerat në zgjedhje nuk dhaë transparencë

PS deklaron se kamerat vëzhguese në zgjedhje nuk dhanë transparencë dhe nuk kanë funksionuar pikërisht në ato zona ku PS ka kërkuar rinumërim të votave siç është rasti i Beratit.
Në një konferencë për shtyp, deputeti i PS-së, Ilir Beqja tha se pamjet filmike që i janë vënë në dispozicion PS-së për verifikimin e procesit të numërimit të votave në Shqipëri, "nuk ofrojnë asnjë mundësi për të bërë transparencën e kërkuar"
"Për 7 KZAZ Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve deri ditën e sotme nuk i ka vënë në dispozicion Partisë Socialiste asnjë minutë filmimi. Bëhet fjalë për filmime të vendnumërimit të votave në Durrës, në Elbasan, Peqin, Fier, Kukës, Lac, Njësinë 11 në qytetin e Tiranës. Ndërsa për dy prej tyre filmimet janë vetëm për 10 % të kohës së numurimit. Është fjala për Krujën dhe Beratin. Për Beratin ne patëm kërkuar edhe rinumërim të votave."- denoncoi deputeti socialist Beqja në prononcimin e tij për median.
Sipas deputetit socialist filmimet në qendrat e tjera që janë vënë në dispozicion "janë të paqarta, pa orientime të sakta, dhe shpesh ta padeshifrueshme se për cfarë QV bëhet fjalë, duke e bërë krahasimin të pamundur".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›