E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI Luan Rama Akuzat e Priftit te papranueshme. Hetim pasurise

UPDATE- Thellohen akuzat ne radhet e LSI-se. Vetem nje dite pas replikave te ashpra ne distance Meta-Prifti sot ka reaguar sekretari i Pergjithshem i Levizjes Socialiste per Integrim Luan Rama.

Sipas tij akuzat e bera nga ish ministri i METE-se Dritan Prifti jane jo vetem te pabaza por te papranueshme.
Koalicioni me Partine Demokratike eshte vendim i forumeve te LSI-se dhe ne do te vazhdojme bashkeqeverisjen me kete force politike. Akuzat per flirte politike jane te papranueshme tha Rama gjate nje komunikimi me mediat.

Ai ka deklaruar se Prifti nuk mund te luaje me votat e LSI-se ashtu si ka bere me fabriken e tullave.
Inspektoriati i Deklarimit te Pasurive duhet te verifikoje pasurine e Priftit dhe 1. 8 milione eurot e perfituara nga shitja e fabrikes- tha Rama.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›