PS Kasat tregu ne dy duar

Sipas deputetes Mimi Kodheli qeveria dhe Ministria e Financave kane kufizuar tregun e shitjes se kasave vetem ne dy duar levizja kjo qe sipas saj do ti siguronte kryeministrit te vendit Berisha nje fitim qe arrin nga 40 ne 100 milione euro.
Eumlshte Sali Berisha ai qe eshte ne dijeni te plote te praktikes korruptive dhe shkeljeve te renda te bera ne proceduren e konkurrimit dhe qe nuk ka ndermarre asnje veprim per te eliminuar efektet e praktikes korruptive dhe cmimit te larte te legjitimuar nga kjo praktike korruptive.Ky eshte raporti i kontrolli i Departamentit te Kontrollit te Brendshem administrative dhe antikorrupsion qe operon me urdher dhe nen varesine e Sali Berishes tha Kodheli.
Sipas PS-se ky raport konfirmon te gjitha akuzat dhe eshte nje tregues i praktikave korruptive dhe antiligjore te ndjekura nga qeveria aktuale.
Kjo eshte arsyeja perse ne sot i kerkojme organit te prokurorise te nise menjehere hetim penal lidhur me veprimet dhe mos veprimet e qeverise ministrit te Financave qe me dashje kane ndertuar nje biznes te paligjshem dhe tejet perfitues kane kufizuar tregun e shitjes se kasave ne vetem 5 duar me pas vetem ne 2 duar shtoi Kodheli.
Nga krahu tjeter deputetja hodhi poshte deklaratat e kryeministrit se bizneset do te paguajne zero leke. Sipas Kodhelit bizneset po paguajne sot 520 euro per kase pagese ne te cilen 300 euro sipas saj i perfiton kryeministri dhe klientet e tij.