Gjirokaster arrestohet i akuzuari per vjedhje
Policia e Gjirokastres ka cuar ne pranga nje shtetas te akuzuar per vjedhje. Gjate nje aksioni ku u perdoren metoda speciale te hetimit u be e mundur arrestimi i shtetasit Selam Demce i datelindjes 1955 lindur dhe banues ne Gjirokaster. Arrestimi i tij erdhi pasi ky shtetas ka vjedhur me thyerje lokalin e shtetasit E.GJ. Nga kjo vjedhje ai kishte perfituar 70.000 leke te reja pije freskuese 30 litra raki 5 steka me cigare dhe sende te tjera.
Nderkaq policia ka njoftuar se po punohet dhe per zbardhjen e dy vjedhjeve te tjera te ndodhura muajin e kaluar ku dyshohet se autor eshte shtetasi Selam Demce.