PS: Kemi prova, qeveria fajtore për përmbytjenNga TemaPartia Socialiste deklaroi dje se kanë informacione që implikojnë qeverinë në përmbytjen e Shkodrës. Deputeti i PS, Taulant Balla, tha sërish se Prokurorja e Përgjithshme duhet të nisë hetimin urg
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
PS: Kemi prova, qeveria fajtore për përmbytjenNga TemaPartia Socialiste deklaroi dje se kanë informacione që implikojnë qeverinë në përmbytjen e Shkodrës. Deputeti i PS, Taulant Balla, tha sërish se Prokurorja e Përgjithshme duhet të nisë hetimin urgjent.
“Partia Socialiste e Shqipërisë në vijim të ndjekjes me vëmendje dhe kujdes të veçantë të situatës në zonat e përmbytura, të solidaritetit dhe të angazhimit tonë për t’iu gjendur pranë banorëve me ndihma dhe asistencë të nevojshme, rishpreh qëndrimin se kjo përmbytje e jashtëzakonshme nuk do të teret dot pa marrë përgjegjësitë e plota kryeautori dhe autorët e saj.
Duke i ripërsëritur institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme kërkesën për fillimin e hetimeve për shkaqet që çuan në këtë katastrofë me autorësi shtetërore: Deklarojmë me përgjegjësi të plotë, se nga të gjitha informacionet që ne kemi mbledhur dhe po administrojmë nga verifikimet në terren, si dhe konsultimet me ekspertët hidroteknikë, na rezulton se kjo përmbytje është një vepër penale e pastër abuzimi me detyrën, si pasojë e së cilës janë rrezikuar jetët e disa mijëra banorëve të zonës së Shkodrës dhe janë dëmtuar me paramendim pronat e disa mijëra familjeve në këtë zonë”, - tha Balla.
Ai shtoi se fajtorë për këtë tragjedi janë kryeministri dhe ministri i Energjitikës.
“Në këtë vepër penale, identifikojmë si persona përgjegjës: 1. Sali Ram Berisha, lindur në Vicidol dhe banues në Tiranë, i datëlindjes 15/10/1944, me detyrë Kryeministër i votave të vjedhura. 2. Dritan Prifti, lindur në Kuçovë dhe banues në Tiranë, i datëlindjes 27/08/1968, me detyrë Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës i qeverisë së votave të vjedhura. Të dy këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tretë kanë vënë në rrezik, me dashje dhe paramendim, sigurinë e kaskadës hidroenergjitike mbi lumin Drin, duke urdhëruar shkeljen në disa nene të Rregullores së Shkarkimit të Plotave në Hidrocentralet e Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës.
Liqenet e tre hidrocentraleve mbi lumin Drin u frynë në mënyrë të qëllimshme, për të mos prodhuar energji, por për t’i zbrazur mbi Shkodër, ndërkohë që energjinë në muajt e shkuar dhe në vijim Shqipëria duhet të vazhdojë ta importojë nga Serbia”, - tha Balla.
Deputeti socialist shtoi se paratë e importit shkojnë për mikun e vjetër të kryeministri Berisha, sekserin serb, Damir Fazlliç.
“Korporata Energjitike e Saliut (KESH) vazhdon të gënjejë publikun duke thënë se shkarkimet në Fierzë filluan më datë 30 dhjetor në kuotën 285.9 metra, ndërkohë që disponohen dokumente zyrtarë për fillimin e shkarkimeve më datën 2 janar, kur niveli kishte arritur 293.2 metra. Është e turpshme që kur gjërat janë kaq evidente, Sali Berisha vazhdon të fshihet nga përgjegjësitë. Sali Berisha nuk mund të mohojë kryeautorësinë e tij në këtë krim, sikurse mohoi të ndjerin kunatin e tij në fabrikën e vdekjes në Gërdec.
Sali Berisha duhet të ikë një orë e më parë, bashkë me priftërinjtë e tij të korrupsionit”, - tha Balla.