E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri bën planin e ndihmave për të përmbyturitNga Antena brenda familjesSandri dje u mor me planin e ndihmave për të përmbyturit. Meqë Berisha sulmoi Edi Ramën, që nuk po ndihmon zonat e përmbytura, Sandri mendoi se një plan i tillë do ta vinte dhe

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri bën planin e ndihmave për të përmbyturitNga Antena brenda familjesSandri dje u mor me planin e ndihmave për të përmbyturit. Meqë Berisha sulmoi Edi Ramën, që nuk po ndihmon zonat e përmbytura, Sandri mendoi se një plan i tillë do ta vinte dhe më shumë në pozitë të vështirë Ramën. Fillimisht vendosi ta nisë me TV Klanin. Mblodhi njerëzit kryesorë të TV Klanit dhe i njoftoi se do t’u mbahej një rrogë për zonat e përmbytura. I pari që u përtyp ishte Fevziu.
- Sandër, kur thua rroga, s’e ke fjalën për të ardhurat mujore apo jo, se mua bashkë me honorarët më shkon 13 milionë në muaj.
- Po ç’ke o Fevzo, se simbolike është. Rrogën, vetëm aq sa e deklaron në tatime, jo aq sa e ke.
- OK, ashtu jemi në rregull.
- Ka ndonjë tjetër vërejtje nga ju të tjerët? - tha Sandri.
- Jo mo burrë, se ne të tjerët marrim aq sa deklarojmë, - tha Bejtja. - Kot nuk thonë që i ndershmi e ha.
- Bejte, s’kemi ç’të bëjmë, s’do bëhemi si Edi Rama që shkon me pushime në Dubai…
- Në Dubai ishe dhe ti me Fevziun, - i tha Bejtja, - po s’u janë mbaru lekët. Ai, me sa duket, sa për festë ka pas.
- Boll tani, mos na q… muhabetin. Dakord, ju të tjerët nga një rrogë, se duhet me e nderu doktorin në këtë rast.
Gazetarët mërmëritën me vete dhe u turrën te Nexhi, zyra e financës, ku marrin paratë, pasi asnjëri s’e dinte sa e kishte rrogën në të vërtetë. E zënë ngushtë, se nuk i sqaronte dot të gjithë, Nexhi doli te dera dhe i qetësoi.
- Mos u shqetësoni, se të gjithë e keni rrogën 500 mijë lekë të vjetra. S’u bie shumë.
Pas u vendos rregulli në Klan, Sandri nisi të bëjë listën e njerëzve që duhet të dhuronin pará.
E nisi me Samirin.
- Sa t’ia fus këtij Samos? - tha. - Po ia fus 10 mijë euro. - Jo, jo, - tha me vete, - se te fondacioni i Lirisë pagoi 20 mijë dhe do thonë njerëzit paguan më shumë për gruan e doktorit sesa për të përmbyturit. Po ia vë 21 mijë euro këtij. Pastaj kaloi te Gimja i Red Bull-it. - Po këtij legenit, sa t’ia vë gjobën? - tha. - Po ia fus 25 mijë… Jo, jo, - tha, - se 30 mijë i ka vajt operacioni i doktorit në Vjenë dhe thonë pastaj paguan më shumë për doktorin se për të përmbyturit. Po ia vë 31 mijë këtij. E ka dhe numër shansi. Këtij të shkretit i iku gjithë jeta duke paguar kryeministra.
Pastaj po mendohej kë të fuste tjetër te lista, që t’i bënte karshillëk Ramës. Iu kujtua Rrahmani. S’kishte dhe shumë muhabet me atë dreq, dhe s’dinte sa t’ia vinte, se kishte hall mos keqkuptohej. E futi një herë dhjetë mijë euro, dhe e la me pikëpyetje të pyeste Zenin.
- Ah, po, Zeni, - tha. - Duhet të japë dhe ky ndonjë gjë si djali i kryeministrit. Ta marr më mirë në telefon këtë, se s’i dihet ç’më ndodh.
E mori në telefon.
- Figurë, si të kam? - i tha. - Po bëj këtë listën e donacioneve që do bëjmë publike dhe na duhet dhe emri yt. Sa të fus shifrën.
- Sandër, unë jam besimtar dhe kam fal për Kurban Bajram për besimtarët e Shkodrës. Kam shtru dhe një iftar në Tiranë. Nuk e di, po deshe unë fal prapë diçka, po s’di se ç’masë duhet përdorur.
- Po ja, ne kemi fal nga një rrogë, - tha Sandri.
- Ça të them unë vëlla, se unë s’kam rrogë. S’marr rrogë asgjëkund. Kam viti i pestë pa punë, që kur ka ardh babi në pushtet. Shiko dhe deklaratën e pasurisë sime. Ato lekë që kam fituar, i kam si sekser. Ça të them unë i shkreti. Ja të flas me Gitën, se atë pyes gjithmonë.
Pas pak u lidhën prapë.
- Fola me Gitën, - tha. - Se dhe ajo është besimtare si unë. Më tha të falim një për qind nga bakshishi që kena marrë për hidrocentralin e Ashtës, meqë i bie afërsisht në zonën e përmbytjes. E ka përuru dhe babi para zgjedhjeve dhe s’ka fillu punë akoma, se s’ka marrë leje ndërtimi. Meqë ai na e ka pagu përqindjen, dhe meqë bie afër zonës së fatkeqësisë, Gita tha të falim një për qind të bakshishit.
- Po sa është një për qind e bakshishit? - pyeti Sandri.
- S’e di sa bën hidrocentrali, se Gita u merr 3 për qind për çdo firmë të babit. Ne do falim 1 për qind të 3 për qindëshit. Nuk kemi ç’bëjmë më.
- D.m.th., ju do falni një të tretën e fitimit?! - tha Sandri i habitur.
- Jo Sandër, një për qind e 3 për qindëshit nuk është një e treta, është një e njëqinda e fitimit, që është 3 për qind e gjithë shumës së hidrocentralit.
- A..a, se më bëhen rrëmujë këto shifrat, - tha Sandri, - gjithmonë, kur kalon mbi dhjetë, dua makinë llogaritëse.
Pasi e kompletoi listën, Sandri vendosi ta bëjë publike. Thirri Sonilën dhe i tha të hapë lajmet e darkës me njoftimin se gazetarët, biznesmenë dhe familjarë të kryeministrit kanë dhuruar mijëra euro për të përmbyturit, ndërsa Edi Rama….

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›