E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Kerkojme transparencen e pasurise se Metes

Partia Socialiste vijoi serish sot me kerkesat e saj per tranparencen e pasurise se zv. kryeministrit Ilir Meta.

Sekretari i grupit parlamentar te Partise Socialiste Tauland Balla ne nje konference per shtyp i kerkoi Ministrise se Drejtesise te zbardhe kontratat noteriale sipas te cilave Ilir Metes i jane shitur apo dhuruar vila ne gjirin e Lalsit dhe apartamenti ne Tirane dhe Ministrise se Financave te vertetoje nese Meta ka paguar tatimet per blerjen apo dhurimin e ketyre dy pronave.

I kerkojme sot Ministrit te Drejtesise te zbardhe kontratat noteriale te shitblerjes se apartamentit me vlere 1.2 milione euro ne bllok si dhe per vilen prej 500 000 euro ne Gjirin e Lalzit. I kerkojme Ministrit te Financave te zbardhe nese shtetasi Ilir Rexhep Meta ka paguar tatimet ne blerjen apo perfitimin permes dhurates se ketyre dy pronave theksoi Balla.

Gjithashtu Balla theksoi se dy prona prej rreth 1.7 milion eurosh jane vetem maja e ajsbergut e pasurive te tij te padeklaruara dhe se PS-ja do te jape detaje te tjera ne ditet ne vijim per pasuri te tjera te Ilir Metes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›