Haxhinasto Per laptopin presim hetimin

Pergjigjet e ministrit te Jashtem te Republikes per dy skandalet e botuara ditet e fundit ne Shekulli
Ministri Per gardistin Skeja ishte Garda qe na kerkoi pasaporte diplomatike
Ne nje interviste televizive te gazetarit Alfred Peza me ministrin e Jashtem Haxhinasto jane prekur dy tema te publikuara nga gazeta Shekulli javen e fundit ceshtja e nje laptopi kriptues te zhdukur ne menyre enigmatike nga zyrat e misionit tone prane OKB-se dhe ceshtja e gardistit Fatos Skeja.
Z. Haxhinasto e ka minimizuar ne interviste demin e shkaktuar nga humbja e aparatures kriptuese ne fjale megjithese ne leterkembimin mes MPJ-se dhe Kuvendit per kete ceshtje duket qarte rendesia e pajisjes.
Gjithsesi z. Haxhinasto ka folur per nje hetim por ka qene i paqarte kur eshte pyetur nese hetimi ka nxjerre pergjegjesi konkrete mbi autoret. Ai ka deklaruar se nuk ka qene aparature e rendesishme por pa mundur te shpjegoje pse atehere eshte hapur edhe nje hetim amerikan lidhur me kete ngjarje.
Gjithsesi Shekulli posedon dosjen e plote mbi ngjarjen dhe publiku shqiptar eshte i shqetesuar mbi faktin qe vete MPJ pranon ne leterkembimin me Kuvendin se Shqiperia nuk eshte ne gjendje te garantoje sigurine e informacionit te klasifikuar i cili ka marre rendesi te vecante pas hyrjes se vendit ne NATO dhe rrethanave te sotme te Aleances.
Ndersa lidhur me skandalin e gardistit Skeja z. Haxhinasto ka pohuar se pajisja e tij me pasaporte diplomatike nuk eshte pergjegjesi e MPJ-se e cila ne kete rast ka zbatuar ligjin duke vepruar ne bazen e nje shkrese te Gardes e cila sipas pergjigjeve te z. Haxhinasto ka kerkuar pajisje te gardistit ne fjale me pasaporte diplomatike si kryeshoqerues i nje prej tri shtetareve te vendit Berishes Topit Topallit.
Topi e Topalli nuk e kane oficerin ne fjale kryeshoqerues ndersa Garda dhe PD nje dite pas publikimit te skandalit ne Shekulli kane mohuar publikisht qe ky person eshte pjese e sigurise se familjes kryeministrore. I bie qe te kene genjyer...
PJESA E INTERVISTS PR SKANDALIN E PAMUNDSIS S SHQIPRIS PR T RUAJTUR INFORMACIONET E KLASIFIKUARA...
Z. Minister ka pasur nje shqetesim konkret te raportuar ne media ne lidhje me Ministrine e Jashtme lidhur me humbjen e nje laptopi nga ana e misionit tone prane OKB-se dhe adresuar ambasadorit Ferit Hoxha.
Si eshte e verteta ne fakt sipas jush dhe cfare humbje ka pesuar Shqiperia nga humbja e ketij laptopi
Keto laptope kane nje program shume specifik i cili vendoset ne levizje vetem me aplikimin e disa kodeve te cilat jane ne zoterim nga ambasadori. Ne rastin konkret eshte marre vetem kompjuteri fizik nuk ka pasur keqberesi asnje mundesi qe te hyje ne program dhe te hyje ne sistemin e komunikimit.
Aq me teper qe kompjuteri nuk ka qene ne nje sistem ne nje proces komunikimi te informacionit te klasifikuar. Me kete dua te them qe demi per sa i takon komunikimit te informacionit eshte zero.
shte bere hetimi
Hetimi eshte bere sigurisht. Konkluzioni eshte qe sigurisht qe disa parametra... pauze
Si eshte perfundimi
Kjo nuk duhet te kishte ndodhur pa diskutim. Nuk eshte gje e mire qe dikush te shpertheje deren te hyje ne mision dhe te marre kompjuterin i cili nuk ka qene i lidhur dhe ne funksionim ka qene i paperdorshem per ate qellim qe duhet.
fare ka konkluduar hetimi
Ajo qe ka ndodhur sigurisht nuk eshte dicka e vleresueshme dhe e pranueshme. Sigurisht qe ka bere qe Ministria e Jashtme te nxjerre te gjitha masat e nevojshme te cilat do te permiresojne parametrat e sigurise ne ambasadat tona qe ky rast te mos perseritet. Por e perseris per sa i takon vete informacionit qe me kete mjet te realizohet nuk ka pasur asnje demtim.
Ka te dhena sipas hetimit ose sipas informacionit qe keni marre ju se kush kane qene personat qe kane hyre pse kane hyre dhe cfare qellimesh kane pasur
Hetimi vazhdon sigurisht dhe autoritetet perkatese te ligjit amerikan qe jane informuar ne kohen e duhur vazhdojne te bejne nje hetim te tille dhe sigurisht do te presim rezultatet e ketij hetimi.
Po hetimi i brendshem nga ana juaj eshte bere dhe konkluduar
shte konkluduar qe parametrat e sigurise duhet te permiresohen ne kete mision i cili ne fakt vertete ka nevoje qe te nderhyhet dhe ne aspektin e infrastruktures per te permiresuar cdo element te tij jo vetem ne aspektin e sigurise por edhe ne elementet e tjere te funksionimit.
Kush ka dale pergjegjes per kete dhe cfare masash do te merren
Duhet te kemi parasysh qe pergjegjesia per nje gje te tille sigurisht vleresohet ne perfundim te hetimit perkates... Sigurisht qe titullari i institucionit ka pergjegjesine kryesore per nje ngjarje te tille por gjithashtu duhet te kemi parasysh dhe situaten aktuale te infrastruktures ne ate ambasade qe mendoj une ka qene shkaku kryesor i cili ka bere te mundur qe te ndodhe ky aksident...
PJESA E INTERVISTS Q FLET PR SKANDALIN E GARDISTIT T NJOHUR SI SHOQRUES I FAMILJES S SHKLZEN BERISHS
Z. Minister gjithashtu ditet e fundit eshte perfolur ne media ne lidhje edhe me nje ceshtje tjeter qe lidhet me punen dhe veprimtarine e ministrise se Puneve te Jashtme te cilen ju drejtoni.
Nje gardist eshte pajisur me pasaporte diplomatike. Behet fjale per nje qytetar me emrin Fatos Skeja i cili sipas deklarates te leshuar nga zedhenesja e Gardes se Republikes nuk ka asnje detyre per sigurimin e Kryeministrit te vendit apo te familjes se tij.
Gjithashtu ai nuk ben pjese as ne grupin e shoqerimit te sigurise per Presidentin apo per kryetaren e Kuvendit ku sipas medias ligji percakton se mund te pajisej me pasaporte diplomatike. Ai eshte pajisur me nje pasaporte me numer DE1254405 leshuar ne janar te ketij viti.
A eshte ligjore pajisja e tij ka ndonje shkelje a i takon te pajiset
Nga kendveshtrimi i ministrise se Puneve te Jashtme pajisja e tij eshte plotesisht ligjore pasi veprimi per pajisjen me pasaporte te personit qe ju permendni eshte iniciuar nga nje shkrese zyrtare e ardhur nga institucioni perkates. Pra ne kendveshtrimin tone eshte krejtesisht ligjore...
Pra pajisja e tij eshte bere ne bazen e plotesimit te kritereve ligjore sipas shkresave zyrtare te percjella ketu...
Po i kemi marre nga Garda e Republikes.
Ju besoj e keni studiuar rastin pas raportimit ne media...
Sigurisht... Dhe kjo eshte situata.
Sipas shkresave qe ju kane ardhur nga Garda e Republikes rezulton qe ai i ploteson keto kritere ligjore pra eshte pjese e grupit te shoqerimit te njerit nga keto tre personalitete te cilet e plotesojne...
Sigurisht.
Por ka edhe nje deklarate nga Garda - nuk eshte pergjegjesia juaj ne kete rast - ku Garda ka njoftuar se nuk ben pjese ne grupin e shoqerimit te kryeministrit... Dhe kjo nuk eshte pjese e punes suaj...
Sigurisht qe ka institucione ne kete shtet qe duhet te merren me kete ceshtje.