PS Kontrabande armesh 2 milione dollare

Ministria shqiptare e mbrojtjes krahas shitjes së armative të tepërta të
trashëguara nga koha komunizmit, është përfshirë edhe në tregtimin e
materiale ushtarake të ish-Jugosllavisë.
Bëhet fjalë për dy kontrata që kapin vlerën e rreth 2 miljon dollarë. Ky ishte denoncimi i radhës i depytetit socialist Erjon Brace.
Duke iu referuar dokumentave zyrtarë të cilat nuk mbajnë mbishkrimin sekret sic insiston Ministria e Mbrojtjes, deputeti socialist tha se përsëri tregtari serb i armëve Zoran Damjanovic, i preferuari ministrit Imami, është protagonist në këtë aferë të dyshimtë, ku Shqipëria nuk ka përse të përfshihet në të tilla transaksione shitblerje mallarash ushtarake me vendet e ish Jugosllavisë.