E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane gjendet i vrare cifti. Burri qellon gruan pastaj veten

Nje ngjarje e rende ndodhi ne oret e mbremjes ne kryeqytet ku nje cift bashkeshortesh u gjet i vrare ne banesen e tyre ne zonen prane Gardes se Republikes. Policia ka mberritur ne vendngjarje pas njoftimit te komshinjve te cilet kane degjuar te shtenat e armes se zjarrit. Sipas hetimeve te para mesohet se Panajot Proshka ka vrare bashkeshorten e tij Merita Proshka dhe me pas i ka dhene fund jetes. Viktimat te moshes 50 dhe 48 vjec jane gjetur ne apartamentin e tyre nga djali i ciftit i cili i ka gjetur prinderit e pajete ne dhomen e gjumit.

Bashkeshortet kane qene vetem ne banese ne momentin e krimit ndersa policia shton se ne doren e burrit jane gjetur shenja baruti cka verteton edhe vrasjen me pistolete. Nuk behet ende ndonje motiv i sakte per kete ngjarje te rende por besohet se shkak per vrasjen dyshohet te jete bere nje grindje mes bashkeshorteve. Policia gjithashtu ma marre ne pyetje komshinj familjare dhe te aferm te tjere te viktimave per te mesuar me shume mbi marredheniet mes tyre dhe mbi shkaqet qe cuan ne kete fund tragjik ciftin Proshka.

Alsat

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›