E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Kriza, papërgjegjshmëri e kryeministrit

TIRANË- Gjendja e keqe në të cilën ndodhet vendi dhe mungesa e marrjes së masave për daljen nga kriza ekonomike, sipas PS-së është përgjegjësi e kryeministrit.
Gjatë një deklarate për mediat, deputetja Ermelinda Meksi ka denoncuar qëndrimin krejt papërgjegjësi të Kryeministrit të kutive të pahapura dhe vartësve të tij, sipas të cilit "kriza është thjesht një ëndërr e keqe nate," apo deklarimin e tij sa euforik dhe të pavërtetë se "Këtë vit rritja e të ardhurave ka qenë 7-8 përqind".

Ajo duke iu referuar shifrave zyrtare, ka deklaruar se të ardhurat buxhetore si 11 mujor kundrejt vitit të kaluar janë rritur vetëm prej 2.2 për qind, kurse deficiti buxhetor është rritur 2.94 herë duke arritur jo 3,9% të PPB siç pretendon Kryeministri po rreth dy herë më shumë.

Sipas Meksit, kjo do të thotë se rritja e të ardhurave buxhetore 2,1% kur rritja e inflacionit është 2,3% i dedikohet vetëm rritjes së çmimeve, duke përgënjeshtruar qeverinë për rritjen e pretenduar ekonomike prej saj në nivelin 5-6%, por 0 % bile më pak se 0 (sepse është 2,2%-2,3%), në kushtet kur përjashtohet çdo efekt të përmirësimit të administrimit fiskal.

"PS thekson edhe njëherë së mbylljes së kutive të votimit po i shtohet mbyllja e transparencës për situatën fiskale buxhetore. Kjo situatë po shoqërohet vetëm me manipulimet dhe gënjeshtrat e radhës kryeministrore, që nuk kanë precedent në asnjë vend europian ku aspirojmë të jemi pjesë"- tha Meksi.

Meksi ka kujtuar rezolutën e PS-së për daljen nga kriza dhe ka kërkuar të merren masa efektive sa nuk është shumë vonë.

Sipas saj, kjo qeveri duhet të jap llogari dhe shpjegime para shqiptarëve pse nuk po realizon as buxhetin që e solli të korrigjuar një muaj më parë, duke shkelur jo vetëm ligjin, por dhe duke treguar paaftësinë e saj parashikuese, me precedentin e dëmshëm për financat shqiptare, atë të disa buxheteve në vit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›