PS: Liberalizimi i vizave nuk u bë nga korrupsioni i qeverisë

Liberalizimi i vizave me Bashkimin Evropian nuk ndodhi për shkak korrupsionit të qeverisë dhe reformave të papërmbushura të saj. Ky ka qenë reagimi i PS-së për vendimin e Bashkimit Evropian mbi propozimet për vendet e Ballkanit Perëndimor që do përfitojnë nga regjimi i lirë i vizave me të, ku Shqipëria ka mbetur jashtë listës, bashkë me Bosnjën. "Liberalizimi i vizave nuk u bë për shkak të korrupsionit të qeverisë", tha në një konferencë për shtyp, Ditmir Bushati. Sipas tij, fakti që Shqipëria nuk u përfshi në regjimin e liberalizmin e vizave tregon dështimin e qeverisë së Berishës.
"Shqiptarët paguajnë çmim të lartë për vizat dhe qëndrimi i Bashkimit Evropian, duke e lënë jashtë skemës së përfitimit Shqipërinë konfirmoi dështimin e qeverisë Berisha", shtoi ai. Sipas selizë rozë qeveria ka thelluar hendekun me Ballkanin. Në fund te deklaratës, Bushati tha se" Shqiptarët u penalizuan nga paaftësia e Berishës".