E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, Rritet numri i ushtarëve britanikë të vrarë

Lufta ndaj talebanëve është shndërruar në një çmim të lartë për forcat perëndimore në Afganistan. "Icasualities.org" ka raportuar se 45 ushtarë të forcave aleate janë vrarë në korrik, duke lënë gjurmët e një nga luftrat më të përgjakshme në historinë 8-vjeçare të luftës afgane.
Gjenerali I NATO-s në Afganistan Eric Tremblay dha një intervistë për reuters nga Pentagoni:
" Unë mendoj se si ushtar, kjo është pjesë e rrezikut që merrni përsipër kur vendoseni në një territor të huaj".
Britania aktualisht ka humbur më shumë ushtarë në Afganistan, rreth 184 trupa, në krahasim me pushtimin e Irakut në 2003 dhe rritja e numrit të viktimave ka ngjallur polemika publike në Britani.
" Mbështetja publike në vendlindje është themelore, ujnë besoj se ata kanë mbështetjen publike për ushtarët në terren. Dhe më lejoni të them se unë isha atje, unë kam qënë në terren, kam qënë një ushtar në terren dh kjo ka shumë rëndësi. Por duke folur me kolegët e mi britanikë, ata e dinë se e kanë atë mbështetje."-tha gjenerali Tremblay.
Ndërkohë presidenti I Shba-së Obama ende nuk po përballet me polemika të tilla në shtëpi, por kjo mund të jetë një çështje kohe.
" në qoftë se ne fillojmë të shohim një reduktim të forcave britanik në Afganistan, atëherë unë druhem se më në fund ju do të shikoni njerëzit që ti drejtohen Kongresit dhe njëzëri të pyesin se çfarë po bëjmë ne këtu?"-tha William Keylor nga Universiteti I Bostonit.
Në një intervistë më parë gjatë këtij muaji për "Sky News" Obama tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj do të duhet të vlerësojnë situatën në Afganistan pas zgjedhjeve presidenciale të 20 gushtit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›