E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Lutaj: Shteti të zbardhë vrasjen e Xhindit

Ai akuzoi se qeveria nuk ka bërë asgjë në kuadër të respektimit të këtyre të drejtave. “Si një prej çështjeve kryesore është renditur dhe heshtja vrastare e  strukturave shtetërore përgjegjëse për zbardhjen e motiveve dhe autorit të vrasjes së deputetit Fatmir Xhindi. Partia Socialiste vazhdon të kërkojë me forcë zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Ndërsa shteti i Sali Berishës hesht për vrasjen e një deputeti në prag të shtëpisë, dhe nuk harron të mburret në mënyrë qesharake për kapjen e disa hajdutësh dyqanesh”, u shpreh ai.Ai ka përmendur lirinë e medias,  trajtimi i të shoqëruarve, arrestuarve dhe të dënuarve nëpër burgjet shqiptare, etj, si disa nga problemet serioze të shkeljes së të drejtave. “Kjo kambanë alarmi që bie fort për mungesën e respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut tregon se në Shqipëri nuk respektohet mbi të gjitha Kushtetuta e këtij vendi dhe kjo bëhet nga qeveria me Sali Berishën në krye”, tha deputeti Lutaj.                                                                                              

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›