Ja si u pasuruan firmat e vaksinave nga gripi i derrit
Specialistët të cilët flasin për një përdorim pak më të gjerë të vaksinës deri në përfundim të stinës së dimrit na bëjnë thirrje: Kur gripi i derrit të hyjë në histori, firmat e vaksinave do të pasurohen edhe më tepër dhe ne do mbesim vetëm për vetëm me miliona doza vaksine të blera.Pas shpalljes së gripit të derrit një pandemi botërore nga ana e Organizatës Botërore të Shëndetësisë me 11 Qershor 2009, shumica e shteteve të botës u alarmuan dhe porositën miliona doza vaksine. Ato shtete të cilat nga frika e panikut të përhapur në atë periudhë porositën menjëherë vaksinat, tani rrezikojnë t’i mbesin në dorë. Pavarësisht se shumë shtete nuk e kanë marrë akoma sasinë e porositur, miliona vaksina u kanë mbetur stok në duar. Përveç kësaj shtetet janë të detyruara të marrin të gjithë sasinë e porositur të vaksinave në bazë të marrëveshjes së bërë me përfaqësuesit e firmës. Pasurohen firmat e vaksinave Anglia, Franca, Zvicra dhe Danimarka kanë blerë 175,1 milion doza vaksine AH1N1. Sasia e përdorur deri tani nuk i kalon as 11 milion doza. Danimarka e cila ka blerë vaksinën nga firma GlaxoSmithKlein i ka paguar firmës 131 milion dollarë amerikanë. Sipas informatave të dhëna nga Instituti Serum Danimarka pas shpalljes së gripit të derrit pandemi ka blerë 3,1 milion doza vaksinë. Nga dozat e marra deri tani janë përdorur 380 mijë doza. Dozat e tjera presin në depo. E njëjta gjë vlen dhe për shtetet e tjera të Europës. Zvicra e cila ka blerë gjithsej 18 milion vaksina ka përdorur vetëm 5 milion prej tyre. Gjendja e shteteve me popullsi më të madhe se vendet Skandinave si Franca dhe Anglia është më tragjike. Nga 94 milion doza vaksine të blera nga Franca janë përdorur vetëm 3 milion. Anglia me një popullsi prej 51 milion banorë ka blerë 60 milion doza vaksine dhe ka përdorur vetëm 2.3 milion doza. Mendohet se firmat e vaksinave kanë përfituar rreth 55 miliardë kron para nga gripi i derrit. (cihan)