PS: Mandatin e 9-të në Fier, do ta ruajmë me çdo çmim
“Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Fierit, dhe mbarë Shqipërisë, që votuan Partinë Socialiste në 28 qershor, që të ndjekin nga afër maskaradën e KQZ, dhe të përgatiten shpirtërisht për të ndalur dorën e grabitësve, në rast se KQZ nuk do të ndalet në realizimin e skenarit ogurzi të Sali Berishës. Asnjë makinacion e poshtërsi në kurriz të popullit të Fierit, dhe në dëm të Partisë Socialiste, nuk do ta tolerojmë, sepse në këtë proces vendoset, jo thjesht fati i një mandati, por çmimi i demokracisë në Shqipëri”-tha Imeraj në konferencën për shtyp.
Edhe një herë tjetër, Partia Socialiste ka kërcënuar se nuk do të njohë zgjedhjet në rast se mandati i 9-të i Partisë Socialiste në Fier do të grabitet. “Çdo burrë, grua, djalë e vajzë, që nuk pranon të grabitet në të drejtën e vet themelore, dhe që nuk do të sundohet përgjithmonë nga një regjim që vjedh, jo vetëm pasuritë e përbashkëta, por edhe votat, është i lutur ta ndjekë deri në fund atë që po ndodhë në KQZ dhe të bëhet pjesë e protestës që do të pasojë në rast se mandatin tonë në Fier, e rrëmben çifti i ri i politikës së vjetër. Koha është e maskarenjve, por Shqipëria është e shqiptarëve. Maskarenjtë nuk mund t’u mohojnë shqiptarëve lirinë për të vendosur me votë për fatin e tyre”-vijon deklarata.