E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Maternitet ne Presheve

Nga mbledhja e grupit parlamentar të PS, kreu opozitës Edi Rama bëri publike inicimin e një projektligji, ku propozohet financimi nga qeveria shqiptare për ndërtimin e një materniteti dhe një shkollë në Komunën e Preshevës.

“Nevoja është emergjente për jetën e bashkëkombasve tanë atje. Për ne ky është një gjest solidariteti", u shpreh Rama.

Me pas kryetari PS ka akuzuar qeverinë se është kujtuar 7 vjet me vonesë, në sjelljen e një projektligji në Parlament për zhvillimin rural, duke kopjuar progranim e PS, e cila e ka si pjesë të saj zhvillimin e fshatit.

Zhvillimi rural është një nga shtyllat kryesore të programit tonë për rimëkëmbjen ekonomike Apeli im për kryeministrin është të heqë dorë menjëherë nga mandati i deputetit socialist për të mos hapur një andrrallë të re e shumë të madhe për funksionimin e parlamentit

Edi Rama
e sociale të vendit Teksa qeveria propozon projektligjin për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor, të cilin siç e thashë nuk e kundërshtojmë në parim, ne do të kërkojmë me ngulm miratimin e dy nismave të tjera me rëndësi emergjente për fshatin:Propozimin për uljen e TVSH-së së inputeve bujqësore dhe propozimin për uljen e akcizës së naftës.
Çmimi i naftës që përdoret sot në zonat rurale është trefishuar në raport me 7 vjet më parë. Ndërkohë, çmimi i naftës në bujqësi është sot 4 herë e gjysmë më i lartë se sa premtimi i kryeministrit për fermerët", tha Rama.

Goditje antidemokratike me qëllim final grabitjen e një mandati deputeti të PS, orkestruar nga kryetarja e Kuvendit, e ka cilësuar Edi Rama zhvillimin e fundit që lidhet me zëvëndësimin e deputes së larguar Rudina Seseri.

"Për muaj me radhë ne kemi kërkuar që kjo çështje e qartë si drita e diellit nga ana kushtetuese e ligjore të zgjidhet përmes arsyes, por askush nuk duhet të mendojë se duke bllokuar rrugën e arsyes do të imponojë një tjetër vjedhje votash ditën për diell me procedura perverse si ato të 8 majit në Tiranë, këtë herë m’u brenda në sallën e Kuvendit. Kemi informuar për këtë qoftë publikun dhe qoftë komunitetin ndërkombëtar dhe apeli im për kryeministrin është të heqë dorë menjëherë nga mandati i deputetit socialist për të mos hapur një andrrallë të re e shumë të madhe për funksionimin e parlamentit, në një kohë kur të gjithë duhet të bëjmë çmos për të marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian", tha Rama.

Kreu socialist ka paralajmëruar kryeministrin Berisha se me mbajtjen peng të këtij mandati, është duke shkaktuar një krizë tjetër në funksionimin e Parlamentit, nderkohe që të gjithë duhet të punojmë që Shqiperia të marrë statusin e vendit kandidat.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›