PS, Meksi: Shkurtimet e buxhetit, pasojë e abuzimit të qeverisë me mitingje

Tiranë, 15 korrik, NOA Ndërsa ekspertët e ekonomisë në Partinë Socialiste i binin kambanave të alarmit për krizën ekonomike qysh para zgjedhjeve të 28 qershorit, mbi papërgjegjshmërinë fiskale të qeverisë, si rritja e shpenzimeve ndërsa të ardhurat uleshin; thellimi i borxhit dhe tejkalimi i kufijve të defiçitit; ndërprerja e marrëveshjes me FMN-në në kulmin e krizës financiare globale, mazhoranca në pushtet kishte vetëm një qëllim, fitoren e zgjedhjeve dhe mbajtjen e pushtetit.
Mbi këtë temë foli sot në seancën plenare të kuvendit deputetja e PS-së, Ermelinda Meksi, e cila deklaroi se PS, ka kërkuar në permanente kthimin në normalitet të politikave të papërgjegjshme të qeverisë, që çuan në rritjen e pakontrolluar të defiçitit buxhetor e borxhit publik, që tashmë Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaron se nuk mund të normalizohen në një ditë.
Ermelinda Meksi theksoi ndër të tjera se PS ka kërkuar më shumë vëmendje për të parashikuar efektet në remitanca dhe bilancin e llogarisë kapitale, ndërsa mazhoranca përmendet sot papritur nga euforia, që e kish kapluar dhe kërkon rishikim të buxhetit.
Sipas Meksit ky veprim i qeverisë sot është i vonuar dhe shqiptarët duhet ta dinë se gjendja e sotme e ekonomisë edhe për këtë arsye ka sjellë një kosto shtesë, më e madhe se ajo e krizës globale, si pasojë e keqqeverisjes dhe keqmenaxhimit të buxhetit të shtetit, pasi mazhoranca lejoi shpenzime pa logjikë ekonomike.
Deputetja e PS-së, renditi në këtë kontekst projektet pa limit të kostos totale e deri te shpenzimet për mitingjet e festat, që sipas saj, sollën pasojat e pashërueshme për buxhetin dhe ekonominë e vendit, duke e detyruar qeverinë të propozojë shkurtime në investimet publike.
Në kontekstin e investimeve, Meksi tha se Këto shkurtime do të ndikojnë drejtpërsëdrejti në ekonominë publike dhe pjesën e saj në PBB, ekonominë reale dhe atë private që mund të kontraktohej për realizimin e këtyre shpenzimeve.
Sipas saj papërgjegjshmëria e qeverisë bëri që të rriten jo në mënyrë reale të ardhurat, të cilat u rritën me 60m miliardë shtesë.
Meksi shtoi ndër të tjera se ministri i Financave Bode dhe kryeministri Berisha ndoqën rrugën e rritjes së shpenzimeve, ndërkohë që ulën të ardhurat, duke harxhuar miliona euro për bileta avioni, hotele luksi e honorarë për udhëtime turistike alla-diplomatike deri në Azi dhe duke ulur investimet në ekonominë reale nga ana tjetër.
Kjo politikë dritëshkurtër vërtetoi konkluzionet e studiuesit të mirënjohur të ekonomisë liberale Ludvig fon Misis, që thoshte se Nëse politikat makroekonomike janë dizenjuar të stimulojnë ekonominë para zgjedhjeve ato do të rrisin koston për rritjen e papunësisë dhe inflacionit pas zgjedhjeve dhe recensioni do ndjekë në mënyrë të rregullt paskëtaj zgjedhjet, deklaroi nga foltorja e kuvendit deputetja Meksi.
Ajo analizoi ndër të tjera edhe dukuritë e zhvillimit ekonomik për 2009-ën, ku u ndal në situatën buxhetore e karakterizuar nga një rritje e madhe e shpenzimeve buxhetore, në periudhën parazgjedhore. Sipas deputetes socialiste kjo praktikë qeverisëse që injektoi ekonominë me investime vetëm për inaugurimet zhurmëmëdha të periudhës zgjedhore është forma më abuzive e veprimtarisë reale të qeverisë, një situatë që po vijon të realizohet edhe këtë vit, kur të ardhurat shoqërohen me mosrealizime të theksuara që detyruan në uljen e investimeve.
mit/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")