PS: Meta-Berisha nuk plotësuan standardet për heqjen e vizave

Qeveria Berisha-Meta kanë dështuar në përmbushjen e standardeve për liberalizmin e vizave për shqiptarët. Ilir Gjoni, i PS-së bëri qeverinë përgjegjëse për mos'heqjen e vizave dhe njëkohësisht denoncoi përpjekjet e qeverisë për t'i faturuar opozitës dështimin e këtij procesi. "Partia Socialiste shpreh shqetësimin e saj për dështimin e qeverisë Berisha-Meta për të përmbushur standardet që do të mundësonin heqjen e regjimit të vizave për shqiptarët sikundër po ndodh me maqedonasit, serbët e malazezët. Po ashtu denoncojmë përpjekjet e qeverisë për t'ja faturuar dështimin e saj në këtë proces, opozitës", tha deputeti i PS-së, Ilir Gjoni.
Sipas PS-së, nga përmbushja e reformave për liberalizimit e vizave që përfshin çështjet e rendit publik dhe sigurisë, rezulton se asnjë nga masat e parashikuara për t'u zbatuar gjatë muajit shtator nuk është realizuar.
"Nuk është zbatuar plani i veprimit kundër trafikut të drogës. Nuk është amenduar ligji Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar. Nuk është zbatuar plani i veprimit Antikorrupsion. Nuk janë implementuar ende plotësisht rekomandimet e Këshillit të Europës (GRECO) për çështjet e korrupsionit", tha deputeti i PS-së. Ilir Gjoni theksoi se integrimi i Shqipërisë në BE nuk bëhet as me propagandë boshe e as me letërkëmbime ministrore.