E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Ministria e Mbrojtjes ne shitje fisheke e granata

Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe vijon denoncimet për abuzimet në Ministrinë e Mbrojtjes.

"Ministria e Mbrojtjes ka vënë në shitje miliona fishekë dhe granata.'Torta' e madhe e pasurisë së Ministrisë së Mbrojtjes është e ndarë vetëm për 3 kompani", tha Braçe.

Ndërkohë një ditë më parë Partia Socialista akuzoi ministrin Imami se ndodhet përballë një shkeljeje të pastër të Kushtetutës.

Deputeti Socialist Erjon Braçe tha se armatosja e Shërbimit Informativ të Ushtrisë është në kundërshtim të plotë me ligjin, ku sanksionohet veprimtaria e këtij organizmi brenda Ministrisë së Mbrojtjes. Këtë zoti Braçe e argumentoi duke parashtruar bazën ligjore mbi të cilën duhet të veprojë Shërbimi Sekret i Ushtrisë, gjë të cilën sipas tij e anashkaloi Arben Imami gjatë prononcimit për median të enjten.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›