E Diel, 1 Nëntor 2026

Spanje nevojiten 60 mld euro per bankat

Sistemi bankar spanjoll ka nevojë për injektimin e rreth 60 miliard eurove të tjera për të shmangur falimentimin.

Shuma përputhet me parashikimet e kryera më parë nga tregjet vendase. Madridi pritet të shtrijë dorën për ndihmë tek Bashkimi Europian, posaçërisht tek fondi aktual i shpëtimit, EFSF dhe tek ESM strukturë që pritet të krijohet në të ardhmen.

Në muajin korrik, Spanja deklaroi se do të kërkojë para nga Eurozona për të mbështetur bankat e saj, por ende nuk dihet se kur do të mbërrijë në Bruksel shkresa zyrtare e qeverisë së Kriza FinanciareMerkel i përgjigjet Berlusconi-tSpanja, masa të mëtejshme anti-krizë Protestat masive trondisin bursat europiane Marijano Rajoy.

Eurozona dhe fondi i përbashkët i krijuar pas krizës financiare që përfshiu vendet e monedhës së përbashkët në pranverë të këtij viti ndihmuan Spanjën me 100 miliard euro që u injektuan nga qeveria në sistemin bankar, vecanërisht për “Bankia-n”, banka më e madhe spanjolle që rrezikoi falimentimin.

Kriza Financiare
Merkel i përgjigjet Berlusconi-t
Spanja, masa të mëtejshme anti-krizë
Protestat masive trondisin bursat europiane

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›