PS: Mocioni ndaj Topallit, grup pune
Oli Xhilaga
Kupola roze do te shqyrtoje ne detaje shkeljet ligjore te Kryeparlamentares Topalli, perpara ndermarrjes se nje mocioni per shkarkimin e saj. Kane qene mbledhjet e dites se djeshme te forumeve drejtuese te kesaj partie, ato qe kane vendosur per ngritjen e nje grupi pune per shqyrtimin e kushteve, mbi ta cilat do te bazohet ky mocion. Ne kete menyre, ne funksion te permbylljes se procedurave per hartimin e mocionit per shkarkimin e Kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, dje kryetari i PS-se, Edi Rama, mblodhi Sekretariatin Ekzekutiv dhe kryesine e Grupit parlamentar. Burime prane ketij takimi bene me dije se gjate kesaj mbledhjeje u vendos ngritja e nje grupi pune, i cili do te shqyrtoje si baze per mocionin dokumentet e prokurorise per hetimin e ngjarjes se Gerdecit, si dhe vendimin i Kushtetueses per emerimin e anetareve te Gjykates se Larte, e kjo per te analizuar qendrimin e Kryeparlamentares Topalli mbi dekretet e Presidentit per anetaret e Gjykates se Larte. Qendrim i PS ka vijuar ne te njejten linje dhe ne Kuvend.
Mocioni i Topallit
Kryetarja e ligjvenesve socialiste, Valentina Leskaj, beri me dije se dy ishin ceshtjet me te rendesishme te trajtuara gjate mbledhjeve te dites se djeshme ne PS, ceshtja e imunitetit te ish-ministrit te Mbrojtjes dhe ngritja e nje grupi ekspertesh te PS-se per shqyrtimin e pershtatshmerise ligjore, mbi te cilen do te hartohet dhe kerkesa per nje mocion ndaj Kryetares se Kuvendit, Topalli. Por ndalur ne kete moment, Leskaj nuk vonoi te vinte ne dukje heshtjen e Kryeministrit Berisha lidhur me vonesat e shfaqura per nje vendimmarrje si mbi ceshtjen e imunitetit ashtu dhe dekretet e Presidentit. "Ajo qe na ben ne pershtypje, eshte heshtja e Kryeministrit, i cili nuk ka reaguar, nuk eshte prononcuar per keto dy ceshtje madhore. Per sa i perket ceshtjes se mocionit per Topallin, kemi ngritur grup ekspertesh, qe po shqyrton pershtatshmerine ligjore e konstitucionale lidhur me keto dy ceshtje. Natyrisht mocioni eshte akt politik, qe ne e kemi ne proces, por nuk do te ndalemi vetem te ceshtja e mocionit lidhur me keto dy probleme", nenvizoi Leskaj, dje, gjate nje prononcimi per mediat. Nderkohe qe ne grupin e punes se selise roze per hartimin e mocionit bejne pjese anetaret socialiste te Komisionit te Ligjeve. Ne te njejten linje vendimmarrjeje ishte dhe Grupi parlamentar i Partise Socialiste. Madje, socialistet pergjate gjithe dites se djeshme kane shigjetuar Kryeparlamentaren Topalli. Kundervenia ndaj saj nisi qe ne mbledhjet e zhvilluara ne kupolen roze e deri ne seancen e pasdites se djeshme, ku kryetarja e Grupit kuvendor te PS-se, Valentina Leskaj, i cilesoi si te pabazuara nga ana ligjore vonesat mbi ceshtjen e imunitetit te Mediut, ashtu dhe te dekreteve te Presidentit.
Imuniteti i Mediut
Nderkohe, Grupi parlamentar i Partise Socialiste paralajmeroi dje se nuk do te lejoje zvarritje te metejshme te procedurave per heqjen e imunitetit te ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Kryetarja e Grupit kuvendor te PS-se, Leskaj, deklaroi se "ceshtja e imunitetit te ish-ministrit te Mbrojtjes, Mediu, po futet ne kalendat greke. Kjo eshte ceshtje e madhe per ne, sepse kane vdekur 26 vete, ka shkaktuar mjaft deme dhe ka te beje me nje krim shteteror, qe implikon ministrin deri dhe Kryeministrin", vleresoi Leskaj gjate fjales se saj. Madje, pikerisht per kete arsye, Leskaj paralajmeroi se "nuk mund te tolerojme me zvarritjen e procedurave per heqjen e imunitetit te deputetit te Kuvendit, Mediu". Kesisoj, lidhur me Gerdecin, pra me imunitetin e ninistrit, kryetarja e ligjvenesve socialiste u shpreh se "eshte e patolerueshme, e pajustifikueshme, sepse nuk ka vend ne bote, qe do te mblidhte komisionet te numeronin ne menyre burokratike faqe dokumentesh, nderkohe qe jane vrare 26 njerez".